Shqiperia

Naftëtarët paralajmërojnë grevë: Belinda Balluku u tregua arrogante me ne

Naftëtarët e Ballshit shohin grevën e urisë si alternative për zgjidhjen e situatës.

Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës se naftëtarëve të bashkuar ka deklaruar për mediat se e provuan zgjidhjen deri në Tiranë, por nuk i priti askush.

“E provuam zgjidhjen deri në Tiranë. Siç kërkuan mjekët dhe takuan ministren duke i dhënë zgjidhje ne nuk na priti njeri. Ministrja Balluku u tregua shume arrogante.

Opsionet janë dhënë. Le ta mbyllet nëse nuk duan të filloj punë”, u shpreh Dautaj.

Pak ditë më parë naftëtarët iu rikthyen sërish protestave pasi ende nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje për pagat e tyre të prapambetura./tpz

OPINIONE

INTERVISTA