Kryetari i PDK, Nard Ndoka i ka bërë thirrje kryeparlamentarit e kryetarit të LSI Ilir Meta që të bashkohet me opozitën për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Zoti Ilir Meta hiqe frikën, bashkohu me opozitën për standardet e zgjedhjeve. Ti ke humbur besimin te Edi Rama, ne e kemi humbur tek ty.
Bëje dallimin, nëse vërtet je burrë mbaje fjalën. Distancohu nga Rama për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha Ndoka nga Çadra e Lirisë ku mbajti fjalën pasditen e sotme së bashku me demokristianë të tjerë e parti aleate të PD