The National Interest: 160 mijë dollarë paguan MEK për ligjëruesit në takimet e veta

Sajti i njohur amerikan The National Interest, në një analizë të tij shkruan se mbështetja e figurave të njohur amerikan ndaj organizatës MEK, për ndryshimin e shtetit politik në Iran, është një gabim i madh dhe qeveria e Donald Trump duhet të distancohet nga ky gabim.

Artikulli është shkruar nga Ted Galen Carpenter i cili paralajmëron qeverinë Trump dhe i kërkon kësaj qeverie që të heqë dorë nga politika e ndryshimit të shtetit në Iran. Politikanët dhe ekspertët amerikanë kanë eksperienca të hidhura rreth pranimit të lëvizjeve të urryera të huaja të cilët pretendojnë për demokraci.

Gjatë Luftës së Ftohtë ndodhën episode të turpshme si mbështetja e Uashingtonit për Contras Nikaraguan dhe Bashkimin Kombëtar të Jonas Savimbi për pavarësinë totale të Angolës. Epoka e pas Luftës së Ftohtë jep dëshmi të mjaftueshme se amerikanët me influencë nuk kanë marrë mësimet e duhura nga gabimet e më hershme. P.sh, administratat e Clinton dhe George Ë. Bush u bashkuan me Kongresin Kombëtar Irakian (INC) të Ahmed Çalebi. Inteligjenca e rreme e INC-së në lidhje me armët e dyshuara të shkatërrimit në masë të Saddam Husseinit, ishte një nga faktorët kryesorë që nxitën Shtetet e Bashkuara të fillonin ndërhyrjen ushtarake më të keqe në Irak. Ekziston rreziku në rritje që administrata Trump të kryejë një gabim të ngjashëm, këtë herë në Iran. Sekretari i Shtetit Rex Tillerson në përgjigje të pyetjes së Shtetet e Bashkuara mbështesin një politikë të ndryshimit të regjimit në Iran dhe mbështet opozitarët brenda dhe jashtë Iranit, ai në dëshminë e tij përpara Komitetit të Punëve të Jashtme të Shtëpisë në qershor 2017, tha se politika e administratës amerikane ndaj Iranit është ende paqartë, por Uashingtoni do të punonte me “elemente brenda Iranit “për të bërë tranzicionin e një qeverie të re. Me fjalë të tjera, ndryshimi i regjimit është tani politika zyrtare e SHBA-së lidhur me Iranin.

Kjo strategji përfshin probleme të shumta. Një shqetësim i veçantë është se forca më e fortë opozitare (brenda dhe sidomos jashtë Iranit) është grupi MEK (Monafekin). Ndonëse Tillerson nuk e përmendi në mënyrë specifike MEK-un, çdo promovim i SHBA-ve ndaj disidentëve pothuajse me siguri do të duhej të përfshinte atë fraksion. Reformistët e moderuar në Iran kanë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur çdo afrimiteti me Amerikën, pasi janë të shqetësuar se një afrimiteti i tillë do të shkatërronte kredibilitetin e tyre vendas. Në të vërtetë, një segment i rëndësishëm i moderatorëve iranianë mbështetën presidentin Hasan Ruhani dhe ata ishin një faktor kryesor në fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale. Me padyshim ajo për të cilën foli Tillerson, nuk është ky segment reformatorësh në Iran.

Historia e tmerrshme e MEK-ut mjafton që çdo administratë amerikane të qëndrojë shumë, shumë larg nga ajo organizatë. MEK është një kult i çuditshëm politik i ndërtuar nga çifti Masud dhe Marjam Rajavi. Kjo Organizatë është fajtore për akte të shumta terroriste dhe deri në shkurt të vitit 2012 ka qenë në listën zyrtare të organizatave terroriste të qeverisë së SHBA. Grupi në fjalë as që e ka origjinën si armik i regjimit të Iranit pasi aktivitetin e tij e filloi shumë kohë para se regjimi iranian të vinte në pushtet dhe orientimi i tij origjinal ka qenë orientim i fuqishëm marksist. MEK u themelua në vitin 1965 nga studentët e majtë iranianë, të cilët ishin kundër Shahut të Iranit, i cili ishte një nga aleatët kryesorë strategjik të Uashingtonit. Shtetet e Bashkuara ishin shënjestër të MEK-ut gjatë viteve të para të krijimit të tij. Në fund të viteve 1960 dhe gjatë viteve 1970, MEK organizoi shumë sulme terroriste që vranë disa amerikanë që punonin në Iran.

Ky historik i MEK-ut nuk i ka penguar figurat e shquara amerikane që të konfirmojnë organizatën. Në muajt përpara vendimit të Departamentit të Shtetit për të larguar MEK-un nga lista e organizatave terroriste, dhjetëra avokatë të mirënjohur dhe figura të njohura ameirkane lobuan në favor të grupit. Mbështetësit e grupit MEK janë ish drejtorët e CIA-s, R. James Woolsey Jr dhe Porter Goss, ish-drejtor i FBI Louis J. Freeh, si dhe Tom Ridge dhe Michael Mukasey, të dy sekretarë të kabinetit në administratën e Xhorxh W. Bush, disa anëtarë të Kongresit, si Dana Rohrabacher, avokatë të shquar si Rohrabacher, ish kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, ish-kryetari i Dhomës së Re Newt Gingrich dhe senatori John McCain. Një entuziazëm i tillë është rritur që nga dalja e MEK si një organizatë terroriste. Komiteti i Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë madje ka ftuar Marjam Rajavi në një takim të tij. Shumë nga anëtarët e komitetit (sidomos anëtarët e GOP) janë avokatë që mbështesin fuqishëm strategjinë e ndryshimit të regjimit në Iran. MEK-u ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për të marrë mbështetjen e amerikanëve të tillë të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë organizatën si një lëvizje të vërtetë demokratike me mbështetje të fuqishme brenda Iranit. Shtrirja e pagesave financiare është shumë shqetësuese. Shumë mbështetës të shquar amerikanë kanë pranuar tarifa prej 15,000 deri në 30,000 dollarë për t’i dhënë fjalime në takimet e grupit MEK. Ata gjithashtu kanë pranuar udhëtime falas dhe me shpenzime të paguara për të marrë pjesë në evenimentet e MEK në Paris dhe në vendet e tjera. Ish-guvernatori i Pensilvanisë Ed Rendell në mars 2012 konfirmoi se MEK i kishte paguar atij gjithsej 150,000 deri në 160,000 dollarë dhe duket qartë se mbështetësit e tjerë të njohur të MEK janë shpërblyer po në këtë mënyrë. Udhëheqësit mendimtarë të SHBA po luajnë një lojë të rrezikshme dhe imorale duke u afruar me organizatën MEK. Daniel Larison, një shkrimtar i American Contravers, kohët e fundit theksoi problemin mbi qasjen e amerikanëve ndaj MEK dhe ka thënë; “Jam i habitur me afrimitetin e shumë zyrtarëve të dikurshëm qeveritarë, oficerëve ushtarakë në pension dhe përfaqësuesve të zgjedhur me MEK-un”. “Nuk ka dyshim se ata janë të motivuar nga urrejtja e tyre ndaj qeverisë iraniane, por armiqësia e tyre ndaj Iranit ka çuar në miratimin e një grupi që shumica e iranianëve e urrejnë.” Urrejtja e iranianëve ndaj MEK nuk është false apo spekulim sepse MEK ndihmoi Sadam Huseinin në luftën kundër Iranit në vitet 1980 dhe madje edhe iranianët që e kanë probleme me shtetin iranian organizatën e MEK konsiderojnë si një koleksion tradhtarësh të urryer. Presidenti Trump duhet të mësojë nga marrëzitë e paraardhësve të tij, të cilët mbështetën axhendat e grupeve të huaja që pretendonin se ishin demokratike, por në realitet dolën diçka tjetër. Sot ka shumë shenja paralajmëruese për natyrën reale të MEK-ut. Administrata amerikane duhet ti shmanget organizatë si murtaja./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne