NATO: Azerbajxhani dhe Armenia të ndalojnë menjëherë përplasjen ushtarake

Një zyrtar i lartë i NATO-s u ka bërë thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë që t’i japin fund konfliktit në rajonin e Nago-Karabakut.

Të dy palët “duhet të ndalojnë menjëherë konfliktin” , tha James Appathurai, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore.

Ai gjithashtu bëri thirrje për rinisjen e negociatave për një zgjidhje paqësore të çështjes.

“NATO mbështet përpjekjet e Grupit të Minskut të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, “ shtoi ai.

Grupi i Minskut, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, u krijua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit Nago-Karabak.

Ndërkaq, dy vendet janë përplasur ushtarakisht të dielën në rajonin e diskutueshëm të Nago-Karabakut dhe deri më tani flitet për 16 viktima dhe të paktën 100 të plagosur./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne