NATO: Do të rrisim masat për mbrojtjen e Turqisë nga kërcënimet

NATO mori vendim për të rritur masat ndaj kërcënimeve që i drejtohen Turqisë nga kufijtë jugor.

Dita e parë a takimit të kryetarëve të shteteve anëtare të aleancës në Bruksel, Kryeqytetin e Belgjikës, përfundoi me publikimin e komunikatës përfundimtare.

Në pikën e 23-të të komunikatës u theksua vendimi i alenacës për të rritur masat ndaj kërcënimeve që i vijnë Turqisë nga kufijtë jugorë dhe u dha mesazhi për bashkëpunim në luftën kundër terrorit.

“Vazhdojmë të ndjekim dhe vlerësojmë kërcënimin e raketave balistike që i drejtohen Turqisë nga Siria” ishte shprehja e përdorur në komunikatë.

Gjithashtu shkruhej se: “Aleatët janë të bashkuar dhe në solidaritet në luftën kundër terrorit. Kundërpërgjigjen së bashku kundër kërcënimeve dhe sfidave”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne