NATO e Lindjes së Mesme kundër Iranit

Shefi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, James Mattis ka bërë me dije se dëshirojnë të krijojnë një organizatë të tipit të NATO-s me antarë Izraelin dhe vendet e tjera të gjirit kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve, Israel Defense, në pjesën hebraike të saj ka bërë me dije se shefi i departamentit të mbrojtjes së SHBA-së, James Mattis është shrehur gjatë vizitës së tij në Izrael se Washingtoni dëshiron që të krijojë në Lindjen e Mesme një aleancë rajonale të mbrojtjes.

Në lajm bëhet me dije se plani që i përket Amerikës për krijimin e një aleance si NATO në Lindjen e Mesme ka për qëllimin parandalimin e kërcënimeve të Iranit kundrejt Izraelit.

James Mattis, në deklaratën për shtyp të përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Lieberman është shprehur kështu: “Marrëdhënia jonë me Izraelin dhe partneriteti ynë me Egjiptin, Jordaninë, Arabinë Saudite si dhe vendet e tjera të rajonit si dhe bashkëpunimi ynë i përbashkët është shtylla kryesore e sigurisë së gjërë që përfshin gjithë rajonin. Qëllimi im është që të zhdukim kërcënimet ekzistuese dhe të rrisim pjesëmarrjen tonë për të friksuar armikun.”

Israel Defense, e cila ka theksuar se në mënyrë që të krijohet një strukturë e sigurisë rajonale nevojitet një bashkëpunim në fushat ushtarake, tekonologjike dhe ato të shërbimeve të inteligjencëështë shprehur se kërcënimi për të cilin bëhet fjalëështë kërcënimi bërthamor i Iranit kundrejt Izraelit dhe Arabisë Saudite si dhe “Aksi i Rezistencës” që mbështetet nga Teherani.

Në lajm theksohet se një partneritet i këtillë ka nevojë që të paktën në nivelin ushtarak të komandantëve të të gjithë partnerëve të ekzistojë e njëjta pikëpamje dhe i njëjti qëndrim në lidhje me një luftë të mundshme me kundër Iranit.

Në lajmin ku theksohet fakti që të bëhet e mundur mundja e Iranit është e nevojshme që kjo aleancë të ketë ndikueshëmri në të gjithë Lindjen e Mesme dhe në vendet e Gjirit është shprehur që një gjë e këtillë mund të arrhet vetëm me anë të një koordinimi të përbashkët dhe nëpërmjet trajnimit të nevojshëm.

Në lajm bëhet me dije se një parteneritet i këtillë e bën të vevojshme shpërndarjen e informacioneve të inteligjencës në mënyrë strategjike dhe taktike në lidhje me të gjithë rajonin dhe se është e nevojshme që në mënyrë që të arrihet të parandalohen raketat bërthamore të Iranit të bashkohen të gjitha forca ajërore të mbrojtjes të të gjitha këtyre vendeve.

Israel Defense, e cila ka theksuar se SHBA-ja vazhdon të jetë një bashkëpuntore në zhvillimin e sistemit mbrojtës të Izraelit është shprehur se shitja e këtyre sistemeve moderne edhe tek vendet e tjera pjesë e këtij partneriteti bën të mundur që të bashkohen të gjitha forcat mbrojtëse.

Për më tepër, në lajm është theksuar se është shumë e rëndësishem që kjo aleancë të bashkojë sistemet e luftës, sistemet shumë dimencionale të të vëzhgimit dhe sistemet e kontrollit në terrenet e luftës dhe thuhet se “Kur krahasojmë deklaratën e Mattis dhe deklaratat e papërcaktuara që kanë dhënë ndër vite zyrtarë të ndryshëm të Izraelit mund të kuptojmë se bashkëpunimi për krijimin e një NATO-je në Lindjen e Mesme bashkë me Izraelin është një bashkëpunim konkret.”

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne