Naumkin: Mjerë për ta nëse dikush në Lindjen e Mesme i beson ende SHBA-së!

U mbajtë forumi ndërkombëtar ‘Leximet Primakov’, në të cilin morën pjesë ekspertë, diplomatë dhe politikanë nga 22 vende, në kujtim të Yevgeniy Maksimoviç Primakov, i cili ishte një shkencëtar dhe burrështetas në Moskë. Emri i këtij forumi që në këtë vit u zhvillua për herë të tretë, ishte ‘Rreziqet e rendit botëror të paqëndrueshëm’.

Këtë vit pjesëmarrësit e forumit u përqëndruan në skenarët transformues të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, perspektivat e parashikimit dhe stabilizimit të zhvillimit të rendit të ri botëror, si dhe vështirësitë dhe rreziqet më të rëndësishme të sigurisë globale dhe rajonale.

Në kuadër të forumit u mbajt një panel i titulluar “Lojë e re e madhe në Lindjen e Mesme”. Këshilltar i Përfaqësuesit Special të Kombeve të Bashkuara në Siri dhe Këshilltari Shkencor i Institutit Oriental të Akademisë Ruse të Shkencave, Prof. Dr. Vitaliy Naumkin, i cili mbajti fjalim në këtë panel, “lojën e re të Lindjes së Mesme” e vlerësoi kështu:

Në Lindjen e Mesme nuk mund të flasim për ‘një lojë të madhe’. Tani nuk ekzistojnë asnjë nga kushtet e Rusisë që ekzistonin në shekullin e 19-të, kur ajo konkuronte me Britaninë e Madhe në Lindjen e Mesme. Për fat të keq, shoqëria e Lindjes së Mesme është një shoqëri thellësisht e ndarë. Dhe tani në Lindjen e Mesme bëhet fjalë për një mjedis ku të gjithë luftojnë me të gjithë. Këto konflikte po zhvillohen në tri nivele- në nivelin lokal, rajonal dhe global.

Këshilltari i Përfaqësuesit Special të Kombeve të Bashkuara në Siri dhe Këshilltari Shkencor i Institutit Oriental të Akademisë Ruse të Shkencave, Prof. Dr. Vitaliy Naumkin

Disa thonë se ka një kamp sunit në Lindjen e Mesme. Unë nuk pajtohem me këtë, nuk ka diçka të tillë. Sunitët nuk qëndrojnë së bashku kundër ndonjë kërcënimi të përgjithshëm. Në fakt, mospajtimet në mes të sunitëve me njëri-tjetrin janë shumë më të mëdha se ato mes sunitëve dhe shiitëve. Për shembull, t’a diskutojmë çështjen e ‘Vëllazërisë Myslimane’, e cila është një fuqi mbizotëruese në shumë vende. Vendet si Turqia dhe Katari e mbështesinë atë, ndërsa vendet si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e konsiderojnë atë si një organizatë terroriste. Ose shikojeni krizën e Katarit.

Veçoria e politikës aktuale të Rusisë në Lindjen e Mesme është se ajo synon të formojë marrëdhënie reciproke të dobishme dhe konstruktive ndaj palëve të ndryshme në konflikt. Disa mund të thonë se Rusia dëshiron të ulet në të gjitha karriget në të njëjtën kohë. Por ky nuk është një përcaktim i drejtë. Suksesi i Rusisë në Lindjen e Mesme është për shkak të nivelit të lartë të diplomës së kualifikimit. Shikoni se çfarë po ndodhë në Lindjen e Mesme. Është një përzierje e plotë e mospajtimeve.

Rusia nuk po përpiqet t’i japë fund ndikimit apo pranisë së askujt në rajonin e Lindjes së Mesme. Për t’a bërë këtë, Rusia nuk ka as dëshirë, as mundësi dhe as burime. Tani për tani ka vende në Lindjen e Mesme të cilët i besojnë SHBA-së në çështjet që lidhen me sigurinë e tyre. Ne nuk kemi asnjë kundërshtim për këtë. Mjerë për ta nëse ndokush ende i beson Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas gjitha atyre që ajo ka bërë në Lindjen e Mesme. Por Rusia nuk ndërhynë në këtë dhe e konsideron plotësisht si të drejtën e tyre për zgjedhje.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne