Shqiperia

Ndahen dy themeluesit e partisë LIBRA, Blushi dhe Hafizi

Ndahen dy themeluesit e partisë LIBRA, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi. Me anë të disa emaileve ata i kanë dhënë lamtumirën njëri-tjetrin, duke përdorur edhe ironi me njëri tjetrin.

Në mesazhin që Ben Blushi i ka dërguar Mimoza Hafizit, e quan “hileqare” dhe i uron pleqëri të mbarë, dhe shkak mësohet të ketë qenë propozimi që ka bërë Hafizi në statut, për dy krerë partie.

Pension të mbarë Moza. Unë nuk ndaj asgjë me hileqarët”, – i shkruan ashpër Ben Blushi bashkëthemelueses së LIBRA-s.

Pedagogia dhe anëtarja e LIBRA-sm Mimoza Hafizi kundërpërgjigjet me një tjetër mesazh kundrejt Blushit dhe anëtarëve të tjerë teksa shprehet e prekur nga këto fjalë. Hafizi teksa u drejtohet kolegëve tregon se ditët e fundit është fyer shumë nga kryetari Blushi, e pretekst ka qenë drafti i statutit.

Jam thellësisht e prekur nga këto fjalë që vijnë nga personi që kam mbështetur më shumë”, – kështu e nis mesazhin e saj Hafizi, ndërsa më tej kërkon mbështetje nga anëtarët e LIBRA-s.

 

 

 

 

 

OPINIONE