PETALING JAYA: Bashkëshortja e ish-kryeministrit Tun Dr Mahathir Mohamad, Tun Dr Siti Hasmah Mohamad Ali, është ndarë nga jeta në moshën 100-vjeçare.
Vdekja e saj u konfirmua nga i biri, Tan Sri Mokhzani Mahathir, kur u kontaktua nga Bernama të hënën.
E lindur më 12 korrik 1926 në Klang, Selangor, Tun Dr Siti Hasmah Mohamad Ali u bë një nga mjeket e para malajziane dhe vazhdoi një karrierë të gjatë në mjekësi, shëndetësi publike dhe punë sociale.
Ajo studioi për mjekësi në Kolegjin e Mjekësisë “Mbreti Eduard VII” në Singapor dhe u diplomua në vitin 1955.
Pasi u bë pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë, ajo shërbeu si zyrtare mjekësore në disa rajone të vendit, përfshirë Kedah-un, ku pjesa më e madhe e punës së saj u fokusua në shëndetësinë publike dhe kujdesin për nënat e fëmijët.
Siti Hasmah u martua me Tun Dr Mahathir Mohamad në vitin 1956.
Çifti ka shtatë fëmijë, mes të cilëve aktivisten sociale dhe shkrimtaren Marina Mahathir, si dhe ish-Kryeministrin e rajonit Kedah, Datuk Seri Mukhriz Mahathir.
Dr Mahathir shërbeu si Kryeministri i katërt i Malajzisë nga viti 1981 deri në vitin 2003, dhe u rikthye si Kryeministri i shtatë i vendit nga viti 2018 deri në vitin 2020.
Si bashkëshortja e Kryeministrit, Siti Hasmah u angazhua në nisma të ndryshme për shëndetësinë, mirëqenien e grave dhe çështjet sociale.
Ajo gjithashtu mbajti pozicione drejtuese në organizata, përfshirë Shoqatën e Skautëve të Vajzave të Malajzisë, dhe u përfshi në përpjekjet që lidheshin me mirëqenien familjare, zhvillimin e grave dhe parandalim e përdorimit të drogës.
Ajo mbeti një figurë publike e njohur krah Dr Mahathir edhe pas tëretheqjes së tij nga detyra zyrtare.
Në gusht të vitit 2026, çifti u nderua duke u njohur si çifti më i vjetër i martuar në jetë në botë, si dhe çifti më i vjetër i martuar i regjistruar ndonjëherë, sipas raportimeve mbi këtë arritje./thestar.com

















