Ndal krahasimit të Talebanëve me ISIS!

nga Andrew Korybko.

E vetmja gjë që dy grupet kanë të përbashkët është ideologjia selefiste (“islame”), dhe  përveç kësaj, çdo krahasim tjetër është sipërfaqësor dhe bën  shumë dallim midis tyre.

“Strategjia e re afgane” e Trumpit ishte me të vërtetë një formalizim i Luftës Hibride në vazhdim ndaj CPEC-ut (koridori ekonomik KINë-Pakistan), e cila në këtë fazë synon ti shtyjë Talebanët (të papranuar nga Rusia) jashtë kufirit afgano-pakistanez dhe ti zëvendësojë ata me terroristët  e ISIS, pas së cilës SHBA ka në plan të prodhojë një pretekst “të mundshëm” “anti-terrorist” nëpërmjet sulmeve me flamuret e rremë dhe infiltrimeve ndërkufitare për goditjen e CPEC dhe më pas duke e sanksionuar. Vëmendja e re globale në Afganistan, si terren për vendosjen e këtij operacioni të madh, ka sjellë sërish në fokus Talibanët. Ata shihen si është forca më efektive luftuese anti-qeveritare e cila tashmë kontrollon ose ndikon afërsisht në gjysmën e territorit të vendit, mbase edhe më shumë .
SHBA lufton kundër talebanëve qe prej 16 vjetesh, megjithatë ajo nuk ka qenë në gjendje ti mposhtë ata.  4000 trupat e derguara shtesë që duken të paqëndrueshëm, veshtirë se do  bëjnë ndonjë ndryshim të prekshëm në dinamikën e përgjithshme të betejës. Sidoqoftë, SHBA-të po theksojnë edhe një herë origjinën e supozuar anti-terroriste të Luftës në Afganistan, duke pasur parasysh se ajo dhe shumë vende të tjera i kanë klasifikuar Talebanët si një grup terrorist. Sido që të jetë, Talibanët nuk janë si Daeshi (i cili gjithashtu nuk njihet nga  Rusia) dhe të dy luftojnë rregullisht kundër njëri-tjetrit në Afganistan. Në të vërtetë, përkundër ideologjisë së tyre të përbashkët të selefizmit, ka mjaft gjera që i dallojnë këto dy grupe që bien në kundërshtim me ndonjë krahasim sipërfaqësor midis tyre. Kritikët e kësaj qasjeje pohojnë se të dy këto grupe u “krijuan nga SHBA”, që nuk është e vërtetë në rastin e Talebanëve. SHBA-të në fakt siguruan mbështetje ushtarake, materiale dhe menaxheriale për paraardhësit e tyre muxhahidë që nga mesi i vitit 1979 e këtej me synimin e provokimit të ndërhyrjes sovjetike që më vonë do të rezultonte në fund të atij viti, por kjo nuk do të thotë që ajo krijoi lëvizjen talebane e cila doli nga ky konflikt. Ndersa ajo është përgjegjëse për hartimin e kushteve strukturore të kaosit që i dha shtytje asaj që erdhi më vonë, askush nuk duhet të ngatërrohet dhe të besojë automatikisht se kjo marrëdhënie e thjeshtë “shkak-efekt” solli Talibanët, që për rrjedhojë të jenë edhe një faktor i dominancës amerikane.

Kjo nuk është e vërtetë dhe realiteti është se talibanët janë emblematikë dhe ndoshta shembulli më i madh i bumerangut në historinë amerikane, prandaj le ta bëjmë një vështrim më të afërt se çfarë e bën këtë grup kaq të ndryshëm nga Daesh:

Indigjen vs I huaj

Për ata qe si njohin, Talibanët përbëhen nga luftëtarë vendas afganë, jo nga xhihadistët e huaj që u dyndën në këtë fushëbetejë për tu bashkuar me Daesh.

Popullariteti vs Jo popullaritetit

Talibanët  kanë vërtet popullaritet të madh në Afganistan, krahasuar me mos pasjen popullaritet të Daeshit në “Siri dhe Irak”.

Rrënjët historike vs Krijim i ri

Talebanët mishërojnë traditën shekullore afgane që u reziston forcave të huaja ushtarake që nga koha e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë, ndërsa Daeshi u formua vetëm para pak vitesh më parë.

Asnjë mbështetje nga jashtë vs Mbështetjes së fortë ndërkombëtare

Ka pasur raporte spekulative por të paverifikuara se Pakistani mbështet Talibanët, ndërsa Daeshi ka gëzuar mbështetje të madhe ndërkombëtare para se të bëhet ajo “monstra” që është sot.

Kryengritje vs Taktikave konvencionale

Për shkak se nuk ka mbështetje të jashtme, talebanët janë detyruar të bëjnë një rebelim, por mbështetja e huaj ndaj Daeshit e lejoi atë të zhvillohet në një ushtri gjysmë konvencionale me tanke dhe hamera.

Fokusi kombëtar vs ndërkombëtarizmit

Talibanët kujdesen vetëm për rifitimin e kontrollit të Afganistanit, i cili është krejtësisht i ndryshëm nga planet e Daesh për të krijuar një “kalifat” ndërkombëtar në shumicën e hemisferës lindore në Afro-Eurasi.

Lëvizja Nacionalçlirimtare vs Pushtimit me Forcë

Faktorët e lartpërmendur e shtyjne argumentin se talibanët janë në të vërtetë një Lëvizje Nacionalçlirimtare, e cila është një botë tjetër e vecuar  e ndarë nga pushtuesi i dhunshëm që është Daeshi.

Anti-SHBA vs Pro-SHBA

Talebanët kurrë nuk kanë qenë me dëshirë ose pa dashje peng e qëllimeve gjeopolitike të SHBA, por Daeshi është i tillë që gjithmonë të jetë i përshtatshëm në drejtim të interesave të mëdha strategjike të SHBA.

Fitues vs Humbës

Perfundimtarja, Talibanët janë në ngritje e siper dhe pa padiskutim që po e fitojnë luftën, e cila është krejt e kundërta me tërheqjen e shpejtë të Daeshit dhe humbjes së afërt./ Gazeta Impakt

 

burimi:sputnik

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne