Mediat serbe:Gjykata e Hagës kërkon rikthimin e Sheshel për rigjykim

Tribunali i Hagës kërkon rikthimin për gjykim të liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Seshelo.

Sipas gazetaes serbe , ‘ALO’ kërkesa për rigjykim nga gjykata e Hagës është bërë ditën e djeshme, ndërkohë data që Sheshel pritet të dalë para gjykatës është 12 shkurti i vitit 2018.

Ende nuk është bërë e ditur se me ccfarë akuza do të përballet, por Haga i kërkon autoriteve serbe që Sheshel të rikthehet në gjykatën ndërkombëtare.

Voislav Sheshel ka kaluar 12 vite paraburgim për të cilat ishte në dispozicion të gjykatës së Hagës, ku ai akuzohej për krime lufte në Bosnje dhe më pas edhe në Kosovë.

Nga ana tjetër Sheshel mësohet të ketë thënë se asnjëherë nuk do të kthehet vullnetarisht për të dalë para gjykatës ndërkombëtare.

Nëse do të ndodh që Sheshel të kthehet me forca nga autoritetet serbe atëherë pritet që ketë demonstratë nga përkrahësit e Sheshelit, konfliktet e mundshme me forcat e rendit, por do të komplikojë situatën politike në vend, shkruan gazeta serbe ALO.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne