Shqiperia

Vrasja te “Xhamlliku”/ Policia identifikon viktimën

Policia e Tiranës ka identifikuar gruan, e cila mbeti e vdekur në vend, pasi ish-bashkëshorti i saj e ka qëlluar dy herë me armë zjarri në makinën e saj.

Sipas policisë, viktima është gjyqtarja e Gjykatës së Shkodrës, Fildes Hafizi, 39 vjeç. Ajo ka pasur konflikte edhe më parë me ish-bashkëshortin e tij, Fadil Kasemi, i cili e ka dhunuar në 2015, duke tentuar që ta vrasë ish-bashkëshorten e tij me armë në sy të fëmijëve në zonën e Golemit.

Në atë kohë, Fadil Kasemi është arrestuar, ndërsa gjyqatarja ka pasur urdhër mbrojtje për dhunë të ushtruar në mënyrë sistematike. Ende mbetet enigmë shkaku i këtij krimi, nuk dihet ende nëse ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë apo ka arsye të tjera.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet që të bëjë një mbledhje urgjente për të diskutuar në lidhje me këtë ngjarje dhe sigurinë e gjykatësve./CityNews

 

OPINIONE