Shqiperia

Ndalimi i lëvizjes, në Mat qytetarët detyrohen të ecim 4 orë në këmbë për ushqimet

Këtij burri i janë dashur katër orë ecje në këmbë për të furnizuar familjen me ushqimet më bazike gjatë ditëve të karantinës kundër përhapjes së koronavirusit,.

“Katër orë për të shkuar në shtëpi, këmbët e mia, punët e mia.”

Kufizimi i lëvizjes së mjeteve ka vënë në vështirësi banorët e zonave malore në Mat.

Ndaj një pjesë kanë zbritur me kuaj në qytet.

Ata që kanë motoçikletë konsiderohen me fat.

“Asnjë lloj ndihme nuk ka sjellë.”

Regjimi u lëvizjes do të ndryshojë të hënën, por jo për këta banorë.

“Me kafshë se nuk kemi makinë. Do të shkojë, le të më kapin.”

Situata e krijuar ka vënë në vështirësi sidomos familjet me të ardhura të pakta.

Ky banor i Klosit thotë se thesin e miellit për bukën e fëmijëve e mori me lek borxh.

“Nuk kemi bukë me ngrënë. Është mbushur plot lista me borxhe. Nuk kemi të ardhura përvec 4000 lekë ndihmë ekonomike.”

Qeveria bëri me dije një plan me 7 pika për shtresat në nevojë në përballjen e situatës së koronavirusit, por në të gjithë vendin ankesat për mungesën e mbështetjes kanë qenë të vazhdueshme./Ora news

 

OPINIONE

INTERVISTA