Rajoni

Ndalohet zëvendësministri serb në Merdare, reagon Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në pikën kufitare në Merdare është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës që është edhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  Stankoviq Boban.

.Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se sipas informacioneve që kanë, Stankoviq po mbahet pa arsye në ndalim dhe se po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.

Ai ka ftuar autoritetet serbe që të ndalojnë këto praktika të presionit ndaj qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic.

Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.

Ftojmë autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës.

Kosova është shtet i gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë.

 

 

 

OPINIONE