Ndërroi jetë dijetari Seid el-Kahtani, autori i librit “Mburoja e Muslimanit”

Sot në mëngjes ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare Dr. Seid el-Kahtani autori i librit Mburoja e Muslimanit. Është autor edhe i disa librave të tjerë, por vetëm nëpërmjet Mburojës së Muslimanit ai u bë sebeb që miliona njerëz anembanë botës të orientohen për t’iu lutur Allahut me lutjet përkatëse profetike përgjatë ditës. Ashtu sikur u bë ai shkak që njerëzit t’i luten të Plotfuqishmit ashtu dhe ne e kemi detyrë morale t’i lutemi Allahut që ta falë e ta shpërblejë.

Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë, e shpërbleftë atë dhe të gjithë kontribuesit e dijes dhe e bëftë nga banorët e Xhenetit.

Ky libër është edhe në gjuhën shqipe, ku nuk ka shtëpi të muslimanëve që nuk e kanë këtë libër. Ajo është botuar e shtypur me qindra e mijëra herë. Gjatë Panairit të Librit në Prishtinë është zgjedhur për disa vite libri më i shitur.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne