Zjarret në Elbasan, policia merr masa: Autorët para përgjegjësisë

Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit ka bërë një plan masash për parandalimin e zjarreve në pyje-kullota, evidentimin e autorëve kapjen dhe vënien para përgjegjësisë. Blerim Berbati, shef i sektorit të rendit dhe policimit në komunitet në Elbasan, në  një prononcim për media është shprehur, se vetëm në ditët e fundit janë evidentuar 10 raste zjarresh ndërsa autorët janë vënë para përgjegjësisë.

Nisur nga rastet e shtuara dy javët e fundit të zjarrvënies me qëllim apo nga pakujdesia, Policia e Shtetit prej datës 21 Shtator, është vënë në zbatim të Planit të masave të hartuar në Janar për parandalimin e zjarreve në Pyje Kullota, evidentimin dhe vënin para përgjegjësisë të autorëve.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për të parandaluar zjarrvënien dhe fton ata të denoncojnë në kohë në numrin 112 çdo rast sado të vogël të shkaktimit të zjarrit në toka bujqësore, kullota apo pyje.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne