BE ndërron mendje për anëtarësimin e Shqipërisë, po tani?

Në Tiranë nisi sot Shkolla Evropiane Verore në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Pjesë e këtij paneli të parë ishte edhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin.

Gjatë fjalës së saj kreu i BE-së për Shqipërinë tha se reformat do të sjellin një cilësi jete më të mirë për popullin shqiptar në rrugën drejt familjes së madhe evropiane.

“Në fakt e kam thënë këtë gjë shumë herë në të kaluarën, unë vij nga një vend që e ka kaluar procesin e afrimit, procesi i shndërrimit ndodh gjatë gjithë asaj rruge, pra gjatë gjithë rrugëtimit.

Shqipëria po përjeton një moment shumë të mirë. Reforma në drejtësi, e cila është reforma më impenjative dhe më komplekse, është gati për t’u zbatuar me procesin e Vettingut brenda dy jave ku do të ngrihet Prokuroria Speciale deri në fund të vitit.

Për çeljen e negociatave, është e qartë për të gjithë se çfarë lipset që të ndodhë për prioritetet kyçe, për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe kanabisit.

Ne me zor presim të kemi Kuvendin e ri të Shqipërisë që të fillojmë punën jo vetëm me ta, por edhe me qeverinë.

Për çeljen e negociatave muajt në vijim do të jenë kyç” deklaroi ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne