Rama kërcënon: Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave, s’do marrë më asnjë qindarkë

“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës”.

Ky ka qene reagimi i kryeministrit Edi Rama sot per debatin e ndezur ne lidhje me zgjedhjet ne Akademine e Shkencave.

Nje dite me pare, Akademiku Artan Fuga i ka bere thirrje gazetareve dhe drejtuesve te mediave te vezhgojne dhe raportojne ate qe ai e quan “katrahuren e 4 shtatorit”, qe perkon me zgjedhjet ne Akademine e Shkencave.

Fuga i ka quajtur keto zgjedhje “farsë zgjedhore”, që po organizon Akademia e Shkencave, “për krizën e thellë të kërkimit shkencor në Shqipëri, dhe që është mekanizmi që mbulon faktet që tregojnë se Akademia e Shkencave, por jo vetëm ajo, nuk është në pozicionin e duhur, në ritmin e duhur, në gjallërinë e duhur dhe në rezultatet e duhura!”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne