Ndërtesa pranë sinagogës në New York evakuohet për shkak të tunelit ilegal

Ndërtesa ngjitur me një sinagogë historike në New York u evakuua sot për shkak të dëmtimit të shkaktuar nga një tunel i paligjshëm i gërmuar nga një grup studentësh hebrenj. Për të evakuuar banorët, zyrtarët e qytetit të New Yorkut varën një njoftim largimi në derën e ndërtesës në Brooklyn, në lagjen Crown Heights, për shkak të dëmtimit të themelit të strukturës së saj.

Ekipet nga Departamenti i Policisë së New Yorkut qëndruan roje brenda dhe rreth sinagogës së organizatës hebreje Chabad-Lubavitch, duke bllokuar hyrjen në ndërtesë. Ndërkohë që një hetim policor vazhdon, nuk dihet arsyeja pse tunelet u hapën fshehurazi nën objektin hebre të kultit.

Në media sociale u përhapën pretendime se tunelet ishin gërmuar për adhurim në fshehtësi gjatë pandemisë COVID-19 ose që gratë të futeshin fshehurazi në sinagogë. Studentët e ndaluar në një seancë gjyqësore nuk e kanë pranuar fajësinë dhe janë liruar pa kusht.

Departamenti i Policisë së New Yorkut zbuloi tunelin ilegal nën Selinë Botërore të Chabad-Lubavitch./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne