Shqiperia

Ndeshja Shqipëri-Itali/ “Unë jam Fatos Nano!”- Gardisti: Dakort, largoje makinën!

Dje ishte ndeshja në Shkodër mes Shqipërisë dhe Italisë, ku italianët fituan me vështirësi 0-1. Ishin të shumtë sportdashësit VIP si Ilir Meta, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama. Garda ka detyrë kontrollin dhe sigurinë e personaliteteve shtetrore. Ish kryeministri Nano ishte dje në bdeshje. E drejtonte vetë mjetin e tij. Ndërsa parkoi pranë stadiumit garda  e Republikës i kërkoi ta lëvizë makinën.

-“Unë jam Fatos Nano” i ka thënë pronari i Maseratit, Fatos Nano që prej 2005 është tërhequr nga jeta publike.

-“Të njoh, por nuk lejohet”- i tha gardisti.

-Unë jam Fatos Nano”- ka shqiptuar fort ish-kryeministri.

-Qofsh shendoshë! Por lëvize makinën!- ka përsëritur gardisti, i cili ka urdhër zbatimi ndryshe nga polici. Ai e mbush armën! Kurse polici mendohet paksa.

-Jam Fatos Nano!- ka insistuar ish-kryeministri. Nuk ka lëvizur makinën. Ndërkohë ushatari nuk e ka zgjatur shumë, por ka urdhëruar prerë. Fatos Nano më pas ka lëshuar territor dhe makina u parkua atje ku lejohej.

Nisur nga ky inicident i gardës me ish-kryeministrin duhet sqaruar privilegjet një zyrtar i shtetit i ka sa është në detyrë e jo gjithë jetën. Por megallomania e psikologjisë se “unë jam …. dhe prapa me vjen historia!’ me sa duket akoma endet rrugëve të vendit.

-Unë jam Fatos Nano dhe prapa më vjen historia!- ka qenë hapja e një kongresi të PS, dikur.

OPINIONE

INTERVISTA