Shqiperia Sociale

Ndihma e re ekonomike, nis në shtator lojërat e përllogaritjeve

Rreth 100 mijë familje do të përfitojnë, duke filluar nga ky muaj, nga rritja e masës së ndihmës ekonomike. Ministria e Mirëqenies Sociale ka nxjerrë dy udhëzime më 8 Maj, të cilat shfuqizojnë udhëzimet e Shkurtit të 2017, ku parashikohej rritje e ndihmës ekonomike nga 15 Maji 2017.

Udhëzimet e reja të botuara në fletoren zyrtare e shtyjnë afatin më 1 Shtator të këtij viti. Konkretisht bëhet fjalë për udhëzimin “për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6 për qind”, i cili i jep të drejtën Këshillit Bashkiak të miratojë dhënien e ndihmës ekonomike për familjet që nuk janë përfituese nga sistemi i pikëzimit, duke përdorur deri në 6 për qind të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike.

Nga ky vendim përfitonin 51 mijë persona nga 13 kategori sociale me trajtim shtetëror. Ndërsa udhëzimi i dytë shfuqizon pikën 15 të udhëzimit nr. 4, datë 17.2.2017 “Për përllogaritjen e përfitimit të ndihmës ekonomike”.

Kështu llogaritja e re e ndihmës ekonomike për rreth 100 mijë familje, ku është hequr ndihma e pjesshme prej 800 lekësh, do të nisë nga ky muaj përfitues, shkruan scan.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, fondi i përdorur për ndihmën ekonomike nga buxheti i shtetit për periudhën 7 mujore është 11.3 miliardë lekë.

OPINIONE