Ndodh përsëri në Tiranë/ Shoferit i bie të fikët në timon, aksidentohet autobusi i linjës së ‘Unazës’

Një aksident është regjistruar tani paradite në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji”, ku në aksident është përfshirë një autobus i linjës së ‘Unazës’. Shoferit i ka rënë të fikët dhe autobusi është përplasur me një shtyllë.Atij i është bërë testi i alkoolit dhe nuk qenë nën efekt.

Autobusi ka pasur pak pasagjerë dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.Ky është aksidenti i radhës për urbanët e Unazës. Më 29 prill 2022 një autobus ra në Lanë, duke lënë disa të plagosur.

Ndodh përsëri në Tiranë/ Shoferit i bie të fikët

Ndërsa më i rëndi mbetet ai i 27 shkurtit 2023, kur autobusi mori përpara 9 makina dhe shkaktoi disa të lënduar.

Ndodh përsëri në Tiranë/ Shoferit i bie të fikët

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne