“Ndodhi aksidentalisht!”, zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Babai më kërcënoi se do të më vriste, pasi gjeta kasafortën të dëmtuar

Esmerald Balla, 30-vjeçari i cili vrau të atin dhe më pas e hodhi në një pus në përpjekje për të humbur gjurmët, ka rrëfyer detaje të reja nga krimi që tronditi Shënavlashin. Ai deklaroi para hetuesve se nuk ka qenë qëllimi i tij që të vriste të atin, por se gjithçka ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

Kasaforta ishte dëmtuar me mjete te forta. Ishte hapur. Aty nisem te debatonim. Unë te vras me tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Ne një moment iu afrova dhe u kapem me duar. Ne momentin qe po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh”,- ka deklaruar fillimisht Esmeraldi.Duke vijuar më tej rrëfimin e tij, Esmeraldi deklaroi se nuk kishte për qellim ta vriste te atin dhe e konsideroi aksident.

“Kur u shkreh arma dhe pasi pash qe babai ishte qëlluar mu shemb bota pasi nuk doja qe te ndodhte kështu. Me kapi paniku. Nuk dija çfarë te beja. Kisha frike te denoncoja krimin ne polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin ne makinën dhe kemi një pus diku 1 mije metra larg shtëpisë. E hodha aty qe ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telin ne pus. Mirëpo nuk ndihesha mire. Me kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova ne spitalin e Durrësit për vizite. Mjeket me dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babanë te zhdukur ne polici. Tash ne polici se babai kishte mare leket dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thash qe babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa dite deri ne momentin qe ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shume keq nuk doja te shkonte kështu”, ka thënë mes të tjerash Esmerald Balla./Bw

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne