Ndoka: Ndërkombëtarët të dehur nga kanabisi dhe të korruptuar nga droga

Nga Nard Ndoka

Ndërkombëtarët të dehur nga kanabasi dhe të korruptuar nga droga!

Gjatë këtyre ditëve janë intensifikuar takimet me faktorin ndërkombëtar dhe zyrtarë të lartë të BE.

Që të jem korrekt në shumicën e rasteve përfaqësuesit ndërkombetarë janë treguar korrekt në raport me realitetin politik dhe me statusin e tyre diplomatik.

Por ama më shqetëson fakti, se mes tyre ka disa që përpiqen dukshëm të ofrojnë zgjidhje të njëanshme, oferta konkrete, joshje, presione duke thyer dhe përbaltur statusin e tyre diplomatik me interferimin e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë në politikën shqiptare.

Habitem nga guximi dhe aventura e tyre diplomatike duke u paraqitur si palë me qeverinë shqiptare, duke thyer çdo etike diplomatike, ligjore e kushtetuese.

Aq shume bien ne sy per tendencen e tyre të njëanshme, sa një ‘arne e qepur me pe të bardhë në një copë të zezë’!

Por megjithë ketë trysni “diplomatike”, nuk arritën të “peshkojnë” asnjë parti opozitare për të thyer bojkotin parlamentar, protestën në çadër dhe për tu regjistruar në zgjedhje, si parti e privilegjuar opozitare!

Ky proçes dështoi me turp, por ama vihej re dukshëm dehja e tyre nga kanabasi dhe korrupsioni i drogës, aq sa vija e kuqe diplomatike ishte zbardhur fare!

Kam edhe një fakt tjetër trishtues nga PPE në Maltë, më rezulton se qeveria shqiptare kishte “lobuar” me të njëjtat mjete, që të kalonte një rezolutë kundër bojkotit në Kongresin e Partive Popullore Europiane.

Media pranë qeverisë dhe kryeministrit, interesoheshin çdo sekonde për një rezolute, që nuk ishte votuar akoma dhe ato kishin dijeni për të!

Qeveria aktuale duhet të ndalë këtë fenomen, të ndalojë kultivimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike, por të ndaloje edhe tendencën e “dehjes” së ndërkombëtarëve me lekët e drogës dhe të korrupsionit qeveritar.

Situata është alarmante, por opozita është në lartësinë e detyrës dhe përgjegjësisë kombëtare, çdo tendence dashakeqëse do të dështojë me turp.

Kauza e “Opozitës së Bashkuar” e qytetareve shqiptarë është më e madhe, sesa disa mandate, apo privilegje me shumë!

Kush tradhëton kauzën, apo përpiqët ta dështojë atë, do të përfundojë me turp, si mbetje politike.

Ky është fundi!

/Marrë Nga facebooku Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne