Ndotja e ajrit do të shkurtojë jetën e fëmijëve mesatarisht 20 muaj

Për shkak të ndotjes globale të ajrit, jetëgjatësia e fëmijëve që lindin sot do të shkurtohet mesatarisht 20 muaj.

Organizata Globale e Motit (SOGA) shkruan në raportin e saj se ndotja e ajrit është burim për 41% të vdekjeve globale nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike, 20% nga diabeti i tipit 2, 19% nga kanceri i mushkërive, 16% nga sëmundjet e zemrës dhe 11% nga goditjen e pësuara në tru.

Sipas raportit, Azia Jugore ka nivelin më të lartë të shkurtimit të jetës për shkak të kushteve të këqija të ajrit mesatarisht në jetë.

Mendohet se jetëgjatësia mesatare e fëmijëve në Azinë Jugore do të shkurtohet 30 muaj, në Afrikën e Nënsaharasë 24 muaj, në Azinë Lindore 23 muaj, në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme 18 muaj, kurse në Amerikën Latine 9 muaj.

Kurse globalisht paramendohet të shkurtohet mesatarisht 20 muaj./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne