Nisma: Organizata Turke shpall “Javën e Palestinës”

Këto ditë, organizatat turke ka nisur një fushatë në shkallë të gjerë të quajtur “Java e Ndërgjegjësimit për Palestinën’, e cila është planifikuar të mbahet çdo vit menjëherë pas natës së Israsë dhe Miraxhit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të njerëzve për çështjen e Palestinës dhe Jeruzalemit (Kudsit) në veçanti.

E hedhur si ide nga “Organizata për Promovimin e Jerusalemit”, nisma ka gjetur menjëherë përkrahje të gjerë nga dhjetëra organizata të shoqërisë civile në mbarë Turqinë.

Momentalisht, nisma ëshë në fillimet e saj dhe po kërkon të sigurojë edhe mbështetje globale ne mënyrë që të sigurojë njohje zyrtare.

Në deklaratën e përbashkët të firmosur nga dhjetëra organizata turke, u bëhet thirrje muslimanëve në mbarë botën që të mbajnë përgjegjësinë e tyre kundrejt vendit të shenjtë të njohur ndryshe dhe si Al-Haram Al-Sharif dhe të bëjnë maksimumin e tyre për të nxitur paqen dhe stabilitetin.

Në natën e 27-të të Muajit Rexhep, sipas kalendarit hënor, muslimanët festojnë natën e Israsë dhe Miraxhit, ku Profeti Muhamed udhëtoi nga Meka në Jerusalem.

Në një deklaratë për Anadolu Agjency, kreu i organizatës, Gyltekin Shahin tha: “E filluam këtë nismë me qëllim që çdo vit java që pason Natën e Israsë dhe Miraxhin t’i kushtohet Palestinës”.

“Çdo vit do të organizojmë aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin për Palestinën”, shtoi ai. Ai theksoi gjithashtu se vetëm një natë  në vit përkujtimi i Israsë dhe Miraxhit nuk është e mjaftueshme për të rritur ndërgjegjësimin për Palestinën. “Duhen ditë për të folur mbi rëndësinë e Palestinës dhe Xhamisë Aksa dhe vendin që ajo zë te muslimanët në mbarë botën”, tha ai.

Duke qënë se nisma është e re dhe vendimi për të është marrë rishtazi, ka qenë e pamundur që të organizoheshin aktivitete të mëdha. Këtë vit, nisma është kufizuar në disa seminare dhe fushata në rrjetet sociale. “Për këtë arsye, është e rëndësishme mbështetja e medias”, përfundoi Shahini.

Deri tani, fushata ne rrjetet sociale ka arritur mbi 20 gjuhë, përfshirë gjuhën shqipe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne