Shqiperia

Ndryshime në Kodin Penal nis aplikimi i gjobave për avokatët

Gjykatat shqiptare nisin aplikimin e gjobave për avokatët që mungojnë në seancat gjyqësore duke u bërë shkak për zvarritjen e procesve.
ReportTv ka mësuar se aktualisht në të gjithë vëndin janë aplikuar 25 gjoba ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë në Gjykatën e Tiranës dhe Apelin e Krimeve të Rënda.

Këto gjoba variojnë nga 30 mijë lekë deri në 70 mijë lekë, ndërsa avokatët shprehen se kjo është një masë ndëshkuese e njëanshme.Për RepotTv kreu i avokatëve penalist Sajmir Visha bën apel që avokatët të grupohjne në zyra avokatie për të shmangur këto penalitetet. Po ashtu ai sqaron se jo vetëm avokatët por edhe prokurorët zvarrisin proceset duke mos u penalizuar.

“Mungesa e avokatëve, ose largimi nga salla e detyrojnë gjykatën të gjobisin në shumë nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të reja, vetëm mbrojtësin e të pandehurit, ndëkohë kjo dispozitë nuk ndodh me prokurorin. Ka ardhur koha që avokatët duhet të grumbullohen në  studio avokatia, në zyra avokatie, sepse një avokat  i vetëm e ka të pamundur që dy seanca t’i përballoj në të njëjtin orar”-thotë kreu i avokatisë Sajmir Visha.

Për vishën një ndryshim i pamenduar në kodin penal është edhe heqia e të drejtës së të pandehurve apo të dënuarve për të fituar lirinë me kusht për shkak të sëmundjes që ata mund të kenë.

“Aktualisht do të na duhet që ne nuk mund të realizojmë ose paraqesin kërkesa të tilla pranë gjykatave të vendit të ekzekutimit, për shkak të shfuqizimit të kësaj dispozite. Në këtë mënyrë i bie që të gjithë të dënuarit me burgim ,pavarësisht sëmundjes së rëndë të pashërueshme do të vazhdojnë seri në ditën e fundit, të jenë pranë vendit të vuajtjes së dënimit, kjo se nuk është njerëzore, mendoj se  humbet çedimi për të cilën është vendosur një dënim”- përfundon Sajmir Visha

Prej gusht 2017 ka hyrë në fuqi kodi penal që ka sjellë një sërë risish mes tyre dhe futjen e gjyqtarit të hetimeve paraprake, i cili vlerson tashmë punën e cdo prokuroria për dosjet që dërgohen në gjykatë dhe akuzat që ngrihen.

OPINIONE