Ndryshime në qeveri në fund të 2020

Xhaçka te Ministria e Jashtme, Peleshi te Mbrojtja

Kur askush nuk e priste e aq më pak në ditët e fundit të vitit, kryeministri ka firmosur ndryshime të reja në qeveri. Zv. ministri i Jashtëm që mbajti prej afro 2 vitesh drejtimin e këtij dikasteri si Ministër në Detyrë, Gent Cakaj, i ka dhënë dorëheqjen këtë mëngjes kryeministrit.

Olta Xhaçka u zgjodh po sot nga Rama si emri që do të vihet në krye të diplomacisë duke hequr në këtë mënyrë dhe peshën që atij ju desh të mbante duke drejtuar vetëm dejure Ministrisë e Jashtme pasi Meta refuzoi ta dekretonte emrin e  28 vjeçarit nga Prishtina.

Lëvizja e Xhaçkës nga Ministria e Mbrojtjes të cilën e drejtoi për afro 3 vjet pasi një tjetër eksperience vetëm disa mujore si ministre e Mirëqenies Sociale në 2017, ka diktuar një tjetër ndryshim në postet ministrore.

Ish zv. kryeministër për 4 vite dhe ish-ministër Bujqësie për afro 1 vit, në qeveri rikthehet Niko Peleshi për të drejtuar dikasterin e Mbrojtjes.

Brenda këtij viti ky është riformatimi i 3të që i bëhet kabinetit qeveritare. 2 javë më parë dorëheqja e Sandër Lleshajt pas vrasjes së Klodian Rashës nga policia detyroi lëvizjen e Bledi Çuçit nga Bujqësia tek ministria e Brendshme si dhe zëvendësimin e tij nga Milva Ikonomi.

Ditën e pare të fillimit të vitit të ri akademik njësoj si Gent Cakaj dhe Besa Shahini dha dorëheqjen e paralajmëruar në mënyrë të parevokueshme duke sjellë në kabinetin qeveritar deputeten e Elbasanit Evis Kushi.

Tv Klan

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne