Ndryshimet e Arabisë Saudite në Mekë janë ‘më shumë si Las Vegas se sa të një vëndi te shenjtë fetar”, thonë kritikët

Planet e Arabisë Saudite për ta rimodeluar Mekën do të bëjnë që vendi më i shenjtë i Islamit të duket “më shumë si Las Vegas dhe më pak si një faltore fetare, thonë kritikët.

Qeveria e Saudisë ka në plan të ndërtojë një çati mbi Qaben e Shenjtë të vendosur në qendër të Mekës, për të mbrojtur haxhinjtë, sipas një video të Fondacionit Islamik për Kërkimin e Trashëgimisë të publikuar nga The Independent . Video tregon një model të Vendit të Shenjtë musliman me një çati të mbuluar.

Projekti, i cili është planifikuar të jetë i plotë në vitin 2019, është vënë nën sulme të zjarrta nga kritikët të cilët thonë se rimodelimi i Mekës po e bën atë shumë modern.

“Nuk është një ide e mirë për të vënë një çati mbi Qabe. Ata kanë ndryshuar natyrën e saj, e kanë nxjerrë shpirtin jashtë, po e ndryshojnë pamjen e hershme muslimane dhe i zëvendësojnë me ato moderne, “, tha Ali Al-Ahmed, drejtor i Institutit për Çështjet e Gjirit.

“Është më shumë Las Vegas se sa një vend fetar. Ata kanë një shpërfillje të madhe për monumentet, kulturën lokale. ”

Burimi : Newsweek/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne