Ndryshimet për zonat e mbrojtura, organizatat e shoqërisë civile: I hapet rrugë ndërtimeve të ndaluara

Organizatat e shoqërisë civile kanë paraqitur argumentet kundër ndryshimeve në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, të kërkuara nga deputetët e maxhorancës.

Gjatë një seance dëgjimore, në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tualant Bino nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë argumentoi se ndryshimet e propozuara nga deputetët shkojnë kundër frymës së ligjit, që synon mbrojtjen e këtyre territoreve, ndërsa i hap rrugë zhvillimit të një sërë projektesh të ndaluar për t’u zhvilluar si pasojë e dëmeve që sjellin në mjedis.

Kreu i komisionit, Arben Pëllumbi mbështeti disa nga argumentet e Binos. Ndërkaq, diskutime u zhvilluan edhe në drejtim të kalimit të projektligjit në seancë plenare, në datën 15 shkurt. Bino e konsideroi kohën e mbetur për diskutimin e ligjit, si të pamjaftueshme, duke kërkuar një shqyrtim jo të nxituar.

Ndërkohë, Pëllumbi e la të hapur mundësinë për shtyrjen e këtij afati të përcaktuar në kalendarin parlamentar. Qeveria nuk ka paraqitur ende qëndrimin e saj për këto ndryshime ligjore./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne