Ndryshon vettingu për policët, kërkohet që transferimi apo ulja në detyrë të mos ndërpresë procesin e verifikimit

Një relacioni i përcjellë Ministrisë së Drejtësisë, kërkon të ndërhyjë për të ndryshuar ligjin e vettingut, duke u dhënë kompetenca trupave të mos i ndërpresin verifikimet ndaj zyrtarëve të policisë atëherë kur subjektet transferohen në detyra të tjera.

Transferimi, lëvizja paralele dhe ulja në detyrë e subjektit ndaj të cilit ka filluar procesi i rivlerësimit nuk përbën shkak për ndërprerjen e procesit, thuhet mes disa propozimeve të projektligjit, duke e fuqizuar trupën e vlerësimit që të dalë me një vendim përfundimtar që duhet të jetë ose konfirmim në detyrë, ose përjashtim nga policia.

Kjo gjë aktualisht po shqyrtohet nga Drejtoria e Kodifikimit.

Në relacion përmendet se nga janari 2023 janë kryer 6 shorte ndaj 159 zyrtarëve të lartë, nga të cilët 129 shefa, 7 drejtues të Gardës dhe 23 punonjës të AMP. Por ndërkohë lëvizjet e drejtuesve që duhet të kontrolloheshin kanë qenë të shpeshta.

Zyrtarët i shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra.

Filtri i trefishtë i kontrollit të zyrtarëve të policisë përfshin kontrollin e pasurisë, kontrollin e figurës, pra nëse ka apo jo me krimin, dhe aftësitë personale./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne