“Në bisedimet me delegacionin rus është arritur rënë dakord për shumicën e çështjeve”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar ka vlerësuar sërish armëpushimin e arritur [me rusët] për rajonin sirian të Idlibit dhe që ka hyrë në fuqi më 6 mars.

Bisedimet me delegacionin ushtarak rus, që ndodhet në Ankara, vazhdojnë dhe është arritur marrëveshje për shumicën e pikave të diskutimit,- u shpreh ministri dhe shtoi: “U thamë [rusëve] se në rast të shkeljes së armëpushimit [nga regjimi i Beshar Esadit]; nëse sulmet do të përsëriten, atëherë edhe ne do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë, do të vazhdojmë t’ua ‘djegim shpirtin’. Ne vijojmë të jemi prezent në Idlib me ta gjitha njësitë tona. As që bëhet fjalë për tërheqje. Njësitë, elementët tanë vazhdojnë t’i ruajnë pozicionet”.

Në lidhje me operacionet që vazhdojnë në veri të Irakut kundër organizatës separatiste terroriste PKK, ministri Akar tha: “Në operacionin, që forcat tona ajrore kanë bërë në veri të Irakut në bashkërendim me Shërbimin Informativ Kombëtar (MIT), janë neutralizuar 5 terroristë pseudodrejtues të organizatës, njëra femër”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne