Inspektorati i Punës: Kontrolle rastësore në fabrika, fasoneri dhe Call-Center për masat e marra për koronavirusin

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka urdhëruar të gjitha degët e Inspektoratit të Punës në vendin tonë që të ushtrojë kontrolle rastësore në bizneset e vendit për të parë nëse respektohen apo jo rregullat e qeverisë për koronavirusin.

Kontrollet do të përqendrohen në fabrika, fasoneri dhe Call-Center-a, pasi ka numër të madh punonjësish. Po kështu, në vendim thuhet se inspektimet e planifikuara për muajin mars do të shtyhen.

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 23 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 16 pacientë, ndërkohë që harta e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje, Elbasan dhe Rrogozhinë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë.

Qeveria ka marrë një sërë masash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne