‘Në Elbasan tunele si në Afganistan’, Demiraj tregon si funksionojnë. Policia i di

Pas deklaratës ‘bombë’ që lëshoi sot ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj për tunele si në Afganistan të ndërtuara në Elbasan, risolli detaje të reja nga organizmi i bandave kriminale në këtë qytet.

I ftuar në “Studio e Hapur’ në “News24’ ai theksoi se gjithçka është e mirëstrukturaura, ndërsa tuneli i ndërtuar ishte kthyer në banesa, apo armatura si në kohën e kaluar, ku kishte ushqime dhe gjithçka tjetër. Po ashtu, Demiraj pohoi se Policia e Shtetit e di mirë ekzistencën e këtyre tuneleve.

Eni Vasili: Kur thoni se ka tunele si ato në Afganistan, çfarë nënkuptoni?

Dritan Demiraj: Për apartamente, banesa ku ishin të vendosur pjesa e grupit që bëri sulmin. Ata kanë qenë me armatura si në kohën e mëparshme, me undergraund, një grup i strukturat, me ushqime me të gjitha. Policia i di të gjithë. Policia nuk duhet t’i lejojë këto gjëra, por duhet të marrë masa

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne