Në Holandë jepet leje per ‘konkursin e karikaturës së Profetit Muhamed‘!

Koordinatori për Sigurinë Kombëtare dhe Luftën Kundër Terrorizmit, (NCTV) Dick Schoof dha leje për konkursin e karikaturës së profetit Muhamed të cilën lideri i ekstremit të djathtë, Geert Wilders dëshiron t’a organizojë në ndërtesën e parlametit.

Koordinatori për Sigurinë Kombëtare dhe Luftën Kundër Terrorizmit, (NCTV) Dick Schoof dha leje për konkursin e karikaturës së ‘profetit Muhamed‘ që shënjestëron vlerat islamike, konkurs të cilën lideri i ekstremit të djathtë, Geert Wilders dëshiron t’a organizojë në ndërtesën e parlametit.

Sipas raportit të BBC në turqisht, koordinatori holandez tha se konkursi për karikaturë të cilin Partia e Lirisë (PVV) dëshiron t’a organizojë, nuk ka ndonjë rrezik sigurie.

Lajmi i lideri të ekstremit të djathtë, Geert Wilders, përmes Twitterit, u konfirmua edhe nga Koordinatori i Sigurisë Kombëtare dhe Luftës Kundër Terrorizmit.

Zëdhënësi i NCTV tha se konkursi për karikaturë dhe ekspozita nuk do të paraqesin ndonjë rrezik nga pikëpamja e sigurisë, pasi që ato do të organizohen në një seksion të mbyllur në ndërtesën e parlamentit ku vendosen masa strikte të sigurisë.

Udhëheqësi i PVV Geert Wilders aplikoi tek kryetarja e parlamentit holandez, Hatixhe Arib, për t’a përdorur të drejtën për të organizuar një aktivitet vjetor në ndërtesën e parlamentit, për konkursin e karikaturës.

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë tha se kryetarja e parlamentit me origjinë nga Maroko, e cila iu përgjigj pozitivisht kërkesës, më pas zgjati procedurat në mënyrë të panevojshme.

Duke vënë në dukje të kaluarën muslimane të Aribit, Wilders tha: ‘Dashuria për Muhammedin është më shumë se liria e mendimit.’ Kryetarja e parlamentit, Hatixhe Arib nuk i’u përgjigj udhëheqësit të ekstremit të djathtë.

Udhëheqësi i PVV-së, Wilders pohoi se konkursi për karikaturën mbi profetin Muhamed u organizua për të theksuar lirinë e mendimit, jo me qëllim provokimi.

Karikaturisti i parë në konkursin që do të mbahet në Holandë do të shpërblehet me 5000 euro, ndërsa i dyti me 2000 euro. Çmimet e parave do të paguhen nga një donator anonim.

Burimi : W.News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne