Bota

Në hulumtimin e bërë midis 37 vendeve, Turqia doli e para!

Sipas institutit Reuters të universitetit Oxford, me 65 për qind, Turqia është vendi që shqetësohet më së shumti nga deklarimi i pikëpamjeve politike në internet.

Sipas raportit të Sertaç Aktan nga EuroNews, arsyeja e kësaj është mundësia e shkaktimit të “problemeve me autoritetet“.

Në këtë fushë, Turqinë e pason Vietnami me 63 për qind, Malajzia me 57 për qind dhe Brazili me 56 për qind.

TURQIA RENDITET E PARA EDHE NË ÇËSHTJEN E DEZINFORMACIONIT

Sipas të njejtit studim, Turqia u rendit me 49 për qind si vendi që bënë më së shumti dezinformacione dhe lajme të rrejshme në mesin e 37 shteteve. Turqinë e ndjek Greqia me 44 për qind, Hungaria me 42 për qind, Romania me 38 për qind dhe Çekia me 36 për qind. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku fjala ‘fake news’, pra lajme të rrejshme, përdoret më së shumti, kjo përqindje është 31.

Ndërsa vendet me më së paku lajme të rrejshme dolën Gjermania, Danimarka, Hollanda dhe Anglia.

LAJMET E RREME DHE TË DHËNAT PERSONALE PO SHNDËRROHEN NË NJË ARMË

Lajmet e rreme të cilat janë shtuar globalisht për shkak të platformave të lajmeve virtuale dhe qarqeve të mediave sociale kanë filluar të kenë ndikime serioze në shumë vende. Masat e marra në luftën me gazetarinë e falsifikuar, e cila është shndërruar në një armë në ngjarjet politike ekonomike dhe shoqërore, janë të pamjaftueshme.

Dezinformatat mund të bëhet në një mënyrë shumë më të saktë dhe të shënjestruar, veçanërisht nëpërmjet përdorimit të të dhënave personale të mbledhura nëpërmjet rrjeteve sociale. Së fundmi, Cambridge Analytica dhe skandalet e të dhënave të facebook-ut treguan se janë përdorur shumë lajme provokative dhe dezinformata në ngjarje të rëndësishme si zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe referendumi Brexit.

Në veçanti, dihet se duke u përdorur këto metoda në vendet e pazhvilluara dhe ato në zhvillim, qeverit autoritative kanë përdorur këto metoda kundër shoqërisë së vet me qëllim që të qëndrojnë në pushtet.

SHPEJTËSIA E TEKNOLOGJISË INFORMATIVE PO DËMTON INFORMACIONIN

Ndërsa mundësitë e ofruara nga teknologjia e lehtësojnë jetën dhe gazetari qytetar krijon një identitet të ri duke pasur parasysh emrin e tij, nga ana tjetër gazetari dhe standardet gazetareske i nënshtrohen erozionit. Bota në të njejtën kohë po përjeton periudhën kur gazetaret pushohen nga puna për shkak të komunikimit të përshpejtuar, programit të inteligjencës artificiale dhe teknologjive të pakta si dhe periudhën ku më së shumti ka nevojë për lajme të besushme dhe gazetari.

Shoqëritë kanë mundësi të marrin dhe shpërndajnë informacione dhe pamje të pakonfirmuara në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Por është e domosdoshme që të presim që këto informacione dhe pamje të kalojnë përmes filtrave të besueshëm.

Burimi : Rast Haber/ ML