Në Itali populli do cohet në revoltë kundër diktaturës se koronavirusit

Jo vetëm përhapja e koronavirusit, në Itali ka dhe shqetësime të tjera. “Një mendim i veçantë shkon për familjet që vuajnë tashmë nga uria, një nga pasojat e pandemisë”. Kështu tha Papa Françesku në meshën në Santa Marta.

“Këto ditë, në disa pjesë të botës – shtoi Papa në prezantimin e kremtimit – janë evidentuar disa pasoja të pandemisë. Një nga këto është uria. Kemi filluar të shohin njerëz që janë të uritur sepse nuk mund të punojnë, sepse nuk kishin punë të përhershme”.

Frika për revolta sociale në Jug të Italisë
Në Italinë e Jugut supermarketet janë nën mbrojtje sepse ekziston frika e një shpërthimi zemërimi shoqëror. Siç raporton “La Repubblica”, ekziston një raport konfidencial i inteligjencës, i mbërritur në Palazzo Chigi, i cili sinjalizon një “rrezik të mundshëm të revoltave dhe rebelimeve spontane ose të organizuara”.

Në rrjetet sociale projektohen grabitje nëpër supermarkete
Në rajonet e Jugut, bllokimi i dyqaneve, ndalesa e turizmit, tregjeve, ambulantëve dhe madje edhe e frekuentuesit e paligjshëm të parkimit, si pasojë prodhon që tani, një popull të uritur dhe që projekton revolta të organizuara në rrjetet sociale.

Në Palermo të enjten pati një përpjekje për të plaçkitur një supermarket, e cila më pas dështoi falë ndërhyrjes së policisë.

Orlando: Ekziston rreziku që mafia të udhëheqë revoltën
Kryetari i Komunës së Palermos, Leoluca Orlando kërkon të krijojë të ardhura mbijetese dhe sheh rrezikun që mafia të udhëheqë revoltën.
“Jam pranë shumë njerëzve që po e përjetojnë këtë moment krize serioze me ankth por me dinjitet – tha qytetari i parë – ka një grup çakallësh dhe profesionistë trazirash që promovojnë veprime të dhunshme”.

Renzi: Nëse qëndrojmë të mbyllur, njerëzit do vdesin urie
“Ky virus do të na dëmtojë akoma. Jo me javë, me muaj dhe muaj. Vaksina nuk është aty dhe nëse shkon mirë, do të përqafohemi brenda një viti, nëse shkon keq pas dy viteve. Kështu u shpreh udhëheqësi i “Italia Viva”, Matteo Renzi në një intervistë për Avvenire. “Të rihapemi. Sepse ne nuk mund të presim që gjithçka të kalojë. Sepse nëse qëndrojmë të mbyllur, njerëzit do të vdesin urie. Sepse do të ketë vetëm një rrugë: të jetosh me virusin për dy vjet”.

Ministri për Jugun: Shtoni menjëherë të ardhurat themelore
“Duhet të veprohet menjëherë sepse është në rrezik stabiliteti demokratik. Të ardhurat e shtetësisë duhet të zgjaten”. Ky është mendimi i Ministrit për Jugun, Giuseppe Provenzano në një intervistë për La Repubblica. “Kam frikë se shqetësimet që po kalojnë në pjesë e madhe e popullatës për shëndetin, të ardhurat, të ardhmen me vazhdimin e krizës do të shndërrohen në zemërim dhe urrejtje. Ka zona të brishta sociale dhe territoriale të ekspozuara ndaj çdo aventure. Buxheti publik duhet të kujdeset për tërë strukturën shoqërore. Dhe duhet ta bëjë atë tani”, është thirrja e alarmit nga ministri.

De Magistris: Menjëherë të ardhurat e karantinës
“Qeveria duhet të vendosë menjëherë të ardhurat e karantinës për të gjithë njerëzit që kanë mbetur pa para. Është e nevojshme që menjëherë të fusni likuiditet në xhepat e tyre për t’i lejuar ata të kenë të mirat themelore. Napoli po e bën dhe do ta bëjë pjesën e vet”, postoi në “Tëitter”, kryetari i Napolit, Luigi de Magistris./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne