Presidenti iranian thekson zbatimin e plotë të masave kundër virusit Korona

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se për të parandaluar përhapjen e virusit Korona, plani për ruajtjen e distancës mes njerëzve duhet të zbatohet me precizitet të plotë.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e shtunë në mbledhjen e shtabit kombëtar për administrimin e krizës dhe përballjen me virusin Korona në Teheran, deklaroi: “Masat e miratuara për respektimin e distancës mes njerëzve në shoqëri do të vazhdojnë të zbatohen me precizitet deri më 8 prill. Të gjithë qytetarët dhe organet ekzekutive në Iran duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të duhur për t’u përballur me virusin Korona”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit edhe një ka theksuar: “Populli i Iranit ndodhet në rrethana të sanksioneve dhe të vështira, mirëpo bota vazhdon të befasohet se një vend që është nën sanksione kaq të ashpra ka arritur të përballet deri në këtë nivel me këtë virus vdekjeprurës”.

Vlen të theksohet se në Iran që nga fillimi kur është identifikuar përhapja e virusit Korona, qeveria dhe autoritetet përkatëse janë mobilizuar në nivel të gjerë duke vendosur e zbatuar masa për vendosjen në karantine të pacienteve të infektuar me virusin Korona dhe këto masa vazhdojnë të zbatohen me bashkëpunimin e qytetarëve./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne