Bota

Në javën e gjashtë të aktiviteteve të ‘Marshit të Madh të Kthimit‘ në kufirin Izrael-Gaza: 30 palestinezë të plagosur

Qindra palestinezë në Rripin e Gazës nën bllokadën izraelite u mblodhën edhe sot në kufi në kuadër të protestave të ‘Marshit të Madh të Kthimit’ i cili ka vazhduar që nga 30 marsi. Të paktën 30 palestinezë janë plagosur si rezultat i ndërhyrjes së trupave izraelite me plumba dhe gaz lotsjellës.

Adresa më e rëndësishme e protestave në të premten e gjashtë të ‘Marshit të Madh të Kthimit’ i njohur edhe si ‘e Premtja e Punëtorëve Palestinez’, ishte përsëri kufiri i Gazës.

Pavarësisht ndërhyrjeve të ushtarëve izraelit, palestinezët në Gaza nuk heqin dorë nga protestat e tyre paqësore në kufi.

Ashtu si në protestat e mëparshme, namazin e së premtës protestuesit e falën përsëri në kufi. Protestat paqësore të palestinezëve në kuadër të ‘Marshit të Madh të Kthimit’ po vazhdojnë në 5 rajone të ndryshme të kufirit të Gazës.

Për t’u mbrojtur nga snajperët e Izraelit, protestuesit përsëri po djegin goma, ku po ngritet tym nga rajonet e ndryshme të Gazës.

JANË PLAGOSUR 30 PALESTINEZË

Izraeli ndërhyri përsëri me plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se 10 persona janë qëlluar me plumba të vërtetë dhe 20 të tjerë janë prekur nga gazi i hedhur.

Muajin e kaluar të paktën 43 palestinezë kanë humbur jetën si rezultat i zjarrit të hapur nga ushtarët izraelit.

MARSH I MADH I KTHIMIT

Palestinezët, në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës, po zhvillojnë protesta paqësore nën emrin e Marshit e Madh të Kthimit në kufi të Rripit të Gazës me Izraelin.

Ndërsa ushtarët izraelit po ndërhyjnë me plumba të vërtet ndaj popullatës civile të cilët po kërkojnë që ‘të kthehen në territoret e tyre dhe që të hiqet bllokada e paligjshme e cila po zbatohet në Gaza që nga viti 2006’.

Palestinezët po planifikojnë të vazhdojnë protestat e tyre deri më 15 maj, që është përvjetori i çlirimit të Izraelit dhe data e ‘Nekbe’-së të njohur me emrin ‘Fatkeqësia e Madhe’.

Burimi : Sputnik News/ ML

OPINIONE