Në kulmin e emergjencës, mblidhet komisioni për shkarkimin e Ilir Metës

Komisioni i Posaçëm Parlamentar që heton ligjshmërinë e veprimeve të kryerja nga Presidenti në kuadër të ushtrimit të kompetencave për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore si dhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet nesër në orën 11.

Edhe pse vendi është në një situatë emergjence nga Covid-19, mazhoranca duket se është më shumë tek lufta politike sesa tek menaxhimi i situatës.

Mbledhja do të zhvillohet online.

Në rend ditë është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së 28 shkurtit 2020 si dhe miratimi i vendimit të ndërmjetëm për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne