Rebelohen të burgosur të DEASH-it në një burg të YPG/PKK-së

Sipas burimeve lokale, të burgosurit e DEASH-it kanë organizuar një rebelim në burgun e drejtuar nga grupi terrorist i YPG/PKK-së në veri-lindje të Sirisë në shenjë proteste ndaj kushteve të tyre.

Burimet, duke folur në kushte anonimiteti, theksuan se rebelimi ndodhi të dielën në burgun e drejtuar nga YPG/PKK në rrethin Geweran të provincës Al-Hasakah.

Rebelimi u shtyp me mbështetjen e koalicionit anti-DEASH të udhëhequr nga SHBA-të, theksuan burimet.

Shumë të burgosur të DEASH-it raportohet se u plagosën në trazirat.

Së paku 4500 terroristë të DEASH-it nga 54 vende mbahen në burg./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne