Në mars del në kinema filmi për Afrinin

Në mars nisë të shfaqet filmi “Beretat e Kuqe 2: Afrin” (Bordo Bereliler 2: Afrin).

Kjo është seria e dytë e filmit me titull “Beretat e Kuqe 1: Siri”, që ishte shfaqur vitin e kaluar.

Skenari i filmit është shkruar nga Xhoshkun Gyndodu (Coşkun Gündoğdu) dhe Ajça Bajtimur (Ayça Baytimur).

Faza e përgatitjes së skenarit dhe punimet përgatitore kishin përfunduar korrikun e kaluar, kurse xhirimet filluan në muajin dhjetor.

Emrat e disa aktorëve që interpretojnë rolet më të rëndësishme janë: Cenk Ertan, Halil İbrahim Kalaycıoğlu, Cavit Çetin Güner, Kübra Dilara Çelen, Çiğdem Batur, Emel Dede, Ozan Güler, Oğuz Yağcı, Balamir Emren, Ergun Kuyucu, Gencer Güvercin, Mehmet Dindar dhe Erol Yavan.

Kurse producentët e filmit janë Erdoğan Yaprak dhe Ali Ertem.

Tema e filmit ka të bëjë me operacionin e beretave të kuqe turke, pjesë e Forcave Speciale, kundër organizatave terroriste. Xhirimet janë bërë në Inegol të provincës Bursa në Turqi dhe janë përdorur armë të ndryshme prodhim vendor.

Artdashësit do të kenë mundësi ta ndjekin filmin në muajin mars./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne