Bota

Ne meritojmë më shumë!’ Protestat e adoleshentëve ‘ngrenë në këmbë’ Francën

Adoleshentët e shumë qyteteve franceze mbajtur mitingje dhe pothuajse të gjitha bllokuam shkollat në një protestë masive kundër dy kandidatëve presidencialë.
Në një fushatë me moton “Ne meritojmë më shumë ,” Rreth 1,000 vetë dolën në qytetin perëndimor Rene, duke brohoritur “As Le Pen as Macron”.
Policia përdori gaz lotsjellës për të ndaluar personat që arritën të futeshin në qendren historike te qytetit, raporton “BBC”.
Kandidatja e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen ka mbajtur një fjalim në Nisë dhe Emmanuel Macron vizitoi një periferi të trazuar Paris.
Sondazhet e marra që prej raundit të parë të së dielën, sugjerojnë se Macron, kandidat i “En Marche” (Në lëvizje) , do ta mundë me një diferencë të vogël zonjën Le Pen.

OPINIONE