Në Mesxhid al-Aksa falet xhumaja e parë pas pandemisë

Sot në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar u fal namazi i parë i xhumasë pas hapjes së faltores së shenjtë më 30 maj.

Dhjetëra mijëra palestinezë vërshuan drejt xhamisë, e cila kishte qëndruar e mbyllur për më shumë se dy muaj si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).Punonjësit e Autoritetit të Vakëfeve Islame të Kudsit u kujdesën për t’u ofruar dezinfektues besimtarëve muslimanë.

Duke lexuar hutben e xhumasë, Sheikh Muhammed Selim tha se sot Mesxhid al-Aksa “thuajse u çlirua edhe një herë”.

Duke folur përpolitikat e okupimit dhe aneksimit të Izraelit në territoret palestineze, Sheikh Selim i këshilloi palestinezët të kenë shpresë dhe durim.

“Kudsi dhe Palestinë patjetër do të çlirohen”, theksoi ai.

Sipas Autoritetet të Vakëfeve, sot në namazin e xhumasë kanë marrë pjesë 50 mijë besimtarë.

Al-Aksa ishte mbyllur më 23 mars në kuadër të luftës kundër COVID-19, ndërsa u hap më 30 maj./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress