Në mungesë të Thaçit e Veselit, mediat kosovare: Ja kush do të jetë kandidati për kryeministër i PDK

Mediat kosovare raportojnë se kandidati për kryeministër i PDK në zgjedhje do të jetë Enver Hoxhaj.

Aktualisht Hoxhaj është kryetar në detyrë i PDK, tekjsa kjo parti e rëndësishime e Kosovës për herë të parë do shkojë në zgjedhje pa dy ish-liderët e saj, Hashim Thaçin e Kadri Veselin që ndodhen në paraburgimin e Hagës në gjykim për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Sot mësohet të jetë mbajtur mbledhja e Kryesisë në PDK dhe është vendosur që Enver Hoxhaj të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme, ndërsa pritet dhe zyrtarizimi i PDK./BW

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne