Në ndeshjen e udhëhequr nga gjyqtari hebre, zyrtarët fetar musliman mposhtën të krishterët

Muslimanët kanë fituar 4-2 në ndeshjen e futbollit të luajtur mes zyrtarëve fetarë muslimanë dhe atyre të krishterë në qytetin Dortmund të Gjermanisë.

Në turneun e organizuar bashkarisht nga Uniteti Islamik Turk Për Çështjet Fetare (DITIB), Kisha Protestante dhe Qendra Kulturore Hebrenje Dortmund në stadiumin Hoeschpark, në ndeshjen mes muslimanëve dhe të krishterëve ka udhëhequr gjyqtari hebre.

Në ndeshjen e cila tërhoqi interes të madh nga shikuesit, kishte skena të momenteve emocionuese dhe nxitëse. Në këtë ndeshje, zyrtarët fetarë muslimanë mposhtën kundërshtarin me rezultat 4-2.

Klerikët myslimanë fituan kupën e këtij viti, e cila për 13 vjet mbahet çdo vit.

Klerikët myslimanë thanë se gjëja e rëndësishme është që të fitojë miqësia, mirëkuptimi dhe korrektësia.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne