Ushtria iraniane: Anija amerikane e ngarkuar me substanca kimike hyri në Gjirin e Basrës

Forcat e Armatosura të Iranit kanë raportuar se një anije e cila barte ‘substancë kimike’ të shoqëruar me shkatërrues detar amerikan, ka hyrë në Gjirin e Basrës.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, gjeneral brigade Ebulfazl Shekarçi deklaroi se mjeti i cili barte substancë kimike ishte anije MV Cape Ray.

Në deklaratën ne tij lidhur me këtë çështje, Shekarçi ka thënë se: “Anija në fjalë ka hyrë në rajon e shoqëruar me një shkatërrues amerikan.”

Shekarçi u shpreh se anija ka hyrë në Gjirin e Basrës për të bartur substancat kimike në rajone të ndryshme të Sirisë dhe Irakut, duke vënë në dukje se SHBA-ja ka për qëllim të mbrojë praninë e saj ushtarake në Irak dhe Siri duke përdorur ‘metoda të rrezikshme’.

Gjenerali Shekarçi vuri në dukje se ata posedojnë informacione të detajuara lidhur me karakteristikat e anijes, duke përfshirë edhe numrin e anëtarëve të ekuipazhit dhe substancat në anije dhe shtoi se këto informacione do të publikohen më vonë me informacionin e misionit në rajon.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne