Bota

Në “perëndimin e egër” të Pakistanit armët më të lira se telefonat

Armët në fshatin Dara Adamhel, në afërsi të qytetit Peshaver në perëndim të Pakistanit, prodhohen në mënyrë artizanale dhe imitacion. Ata shiten me një çmim shumë të lirë, raporton Anadolu Agency (AA).

Fshati Dara Adamhel ndodhet i rrethuar me male. Ai bën pjesë në rajonin FATA të fiseve dhe terrori i talebanëve këtu ka qenë prej kohësh prezent. Popullata e këtij fshati që prej kohës kur Bashkimi Sovjetik ndërhyri në Afganistan merret me prodhimin e armëve artizanale. Fshati që më pas u kthye në një burim kryesor të armëve për talebanët, sot ka shumë dyqane ku shiten ato dhe me një çmim të ulët.

Në punishtet e këtij fshati mund të gjini armë nga më të ndryshmet, duke filluar nga Kallashnikovi, Beretta, apo lloje të tjera të armëve që prodhohen në mënyrë artizanale me metodat e vjetra.

Një nga pronarët e dyqaneve në këtë vend, i cili thotë se quhet Ishtijak, shpjegon se Pakistani kohët e fundit është munduar të mbyllë prodhimin e jashtëligjshëm të armëve. Ai thekson se lufta në Afganistan dhe gjendja e vështirë në rajonet e fiseve në Pakistan bën që tregu i armëve të prodhuara në mënyrë të jashtë ligjshme të jetë i gjallë.

Etiketa

OPINIONE