Në prag të Eurovision-it, shteti genocidal i Izraelit tallet me shqiptarët

Shqipëria do të përfaqësohet këtë vit në Eurovizion me këngëtaren Jonida Maliqi, e cila do të këndojë “Ktheju Tokës”. Ndonëse kjo këngë ka përftuar një sërë komentesh pozitive nga anëmbanë botës, media izraelite KAN nuk i ka kursyer aspak thumbimet dhe ironitë për shqiptarët e angazhuar në botën e muzikës. Moderatorja e këtij televizioni i ka komentuar ata si menefregistë ndaj kompeticionit muzikor në fjalë, sipërfaqësorë dhe tejet të talentuar në marketing.

“Nëse pyet një shqiptar për këngët e preferuara në Eurovizion, do të përgjigjet “m’u prish gjiza”, që nënkupton se nuk i intereson fare”- është shprehur ajo, e cila i ka përshkruar më pas si ballkanas që i bëjnë klipet e tyre me makina të shtrenjta dhe kështjella. Moderatorja është shprehur gjithashtu se ndonëse ka pak shqiptarë nëpër botë, ata klikohen mbi 100 milionë herë pasi dinë si të bëjnë marketing.

Krahas këtyre komenteve, ajo përmendi edhe daljen e vendit tonë nga sistemi komunist, duke transmetuar njëkohësisht imazhe të bunkerëve dhe të diktatorit Enver Hoxha. Media izraelite nuk ka lënë pa përmendur as performancat në Eurovizion të Rona Nishliut apo Kejsi Tolës.

Konkursi ndërkombëtar i muzikës evropiane do të nisë më datë 14 maj dhe fituesi do të shpallet më datë 18, në natën finale të saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne