Zarif në Turqi: Aspirojnë që problemi në Siri të zgjidhet me negociata ndërmjet vendeve të rajonit

Zarif, i cili po realizon një vizitë zyrtare në Turqi, bëri vlerësime për median shtetërore iraniane në ambientet e Aeroportit “Esenboga” të Ankarasë.

Duke shpjeguar se me autoritetet turke do të bisedojnë për marrëdhëniet dypalëshe, shefi i diplomacisë iraniane tha se në Ankara do të trajtojnë gjithashtu çështjet rajonale dhe zhvillimet në Afrikën Veriore.

“Ne kemi një dialog shumë të mirë me Turqinë”, theksoi ai duke shtuar se si ministër i Jashtëm, së bashku me homologun e tij turk, kanë për detyrë të ndjekin vendimet e mara në nivel presidencial në fushat politiko-ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe gjatë kësaj vizite do të gjejnë shansin për të vlerësuar edhe këtë aspekt.

Kryediplomati iranian rikujtoi po ashtu se po realizon në Turqi vizitën e tij të dytë brenda një muaji.

“Ne aspirojmë që problemi në Siri të zgjidhet me negociata ndërmjet vendeve të rajonit. Shpresojmë të kontribuojmë në zgjidhjen e problemeve rajonale”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët iranianë mbi kontaktet e tij të martën në Siri, Zarif u përgjigj me këto fjalë: “Realizuam negociata të frytshme për brigjet lindore të lumit Eufrat, ku situata ka marrë përmasa alarmante, si dhe për nxjerrjen jashtë vendit të forcave ushtarake të huaja në Idlib e Siri.”/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne